Zgjedhjet në PS, Tahiri: Kryetari do të votohet nga Kongresi

Politikë

tahiri-doshiMandati i kryetarit të Partisë Socialiste do të rinovohet në Kongresin e marsit pa pasur nevojë të ketë votim sikur statusi i PS e parashikon me parimin një anëtar një votë.

Kryetari i Partisë socialiste dega Tiranë ka hequr çdo dyshim për atë çfarë do të ndodhë në këtë kongres duke thënë se kongresi do të votojë ndryshimin në statut sipas të cilit kur Partia Socialiste është në opozitë kryetari i saj zgjidhet me parimin një anëtar një votë ndërsa kur është në pushtet zgjidhet nga delegatët e kongresit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo që pritet të ngjallë debate është fakti se nëse ndryshimi në statutin e Partisë Socialiste duhet apo jo të ketë efekte prapavepruese.

 “Jemi në një proces reformimi brenda PS dhe kjo ka të bëjë më shumë me zgjerimin e kapacitetit politik të partisë për komunikimin me publikun.  Do të ketë zgjedhje të të gjitha forumeve sigurisht dhe të mandatit të kryetarit, më pas debati nëse bëhet me një anëtar dhe një votë, apo në Kongres është i tepër i tejkaluar, por njeri nuk e ka vënë në diskutim që të gjithë forumet do rinovojnë mandatet e tyre.

Ndërsa në qeverisje kur marrëdhënia e partisë, qeverisja anëtarësia dhe qytetarët është shumë më e ngushtë dhe intensive rinovimi i forumeve bëhet përmes kongresit, kjo nuk heq elementin demokratik por forcon”, tha ministri i Brendshëm, njëherësh kryetar i PS, Tiranë.

ME TE LEXUARAT