Ndocaj: Kjo është ndërtesa në Itali që e kam bërë unë

Soft

NDERTESA-NDOCAJ-ITALIDeputeti socialist Eduart Ndocaj, pa ndonjë arsye të veçantë që mund të lidhet me ditën e sotme, ka publikuar një video publicitare të grupit bankar italian UniCredit, duke theksuar se Ndocaj Group, shoqëria e ndërtimit që deputeti socialist kontrollon, ka kryer deri në 60 përqind të punimeve të brendshme në atë kompleks. Kompleksi u inaugurua në vitin 2014.

Zyrat qëndrore të UniCredit, në Milano, sëbashku me rivitalizimin e zonave përreth, u projektuan nga Cesar Pelli, një nga arkitektët më të njohur në botë, firmën e të cilit mban edhe projekti i Petronas Twin Towers, në Malajzi. E vërteta është se Eduart Ndocaj dhe shoqëria e tij e ndërtimit Ndocaj Group pjesën më të madhe të aktivitetit e kanë në Itali, ndonëse nuk arritëm të vërtetojmë në mënyrë të pavarur atë që deputeti Ndocaj pretendon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në komentin e postuar në profilin e tij në Facebook, Ndocaj krenohet se shoqëria e tij Ndocaj Group, nga Shqipëria, ishte ndër katër partnerët kryesorë në zbatimin e projektit gjigand, në Milano. Të tilla dalje në publik, qoftë edhe virtualisht, dhe një sens i hollë autoironizimi e kanë bërë deputetin Ndocaj një 'hit' të mediave.

ME TE LEXUARAT