Shqipëri-Itali-Serbi, takimi i radhës më 20 janar në Tiranë

Politikë

dacicMë 20 janar në Tiranë do të zhvillohet takimi i dytë trepalësh Shqipëri-Itali-Serbi, me tre vendet që do të përfaqësohen nga ministrat e Jashtëm përkatës, Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni dhe Ivica Daçiç.Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme shqiptare, përmes një njoftimi për shtyp ku thuhet se, ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për të tre vendet, për rajonin dhe me gjerë.

“Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal në frymën e procesit të Berlinit, duke pasur parasysh edhe Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë takimit, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë do të diskutojnë edhe për projekte të përbashkëta konkrete në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor, etj.

Takimi tripalësh do të paraprihet nga takime të veçanta të ministrit Bushati me homologët Gentiloni dhe Daçiç, vijon më tej njoftimi

ME TE LEXUARAT