Mblidhet parlamenti egjiptian pas 3 vitesh mosfunksionim

Bota

egjTelevizioni egjiptian thotë se parlamenti i ri i vendit po e mban sesionin e tij të hapjes, më shumë se tri vjet që kur një gjykatë e ka shpërbërë dhomën e mëparshme. Në ditën e parë të punës, ligjvënësit pritet ta zgjedhin kryetarin.

Ata i kanë 15 ditë afat që të miratojnë qindra ligje të nxjerra me dekret ekzekutiv, gjatë kohës së mosfunksionimnit të parlamentit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Parlamenti i ri është i dominuar nga një aleancë besnike e presidentit Abdel Fatah al-Sisi. Parlamenti i ka 568 anëtarë të zgjedhur si dhe 28 të tjerë të emëruar direkt nga al-Sisi.

Parlamenti i fundit i Egjiptit u zgjodh në vitin 2011-12 pas zgjedhjeve të para të lira në vend, të mbajtura pas kryengritjes popullore që çoi në rrëzimin e Hosni Mubarakut.

Një gjykatë egjiptiane e pati shpërbërë parlamentin disa muaj më vonë, pas vendimit sipas të cilit, ligjet mbi mbajtjen e zgjedhjeve ishin jokushtetuese.

Në vitin 2013, pasardhës i Mubarakut ishte zgjedhur Mohamed Morsi nga Vëllazëria Myslimane. Ai ishte rrëzuar nga ushtria e udhëhequr nga al-Sisi.  rel

ME TE LEXUARAT