PD vendos kushte, Halimi: Reforma në drejtësi vetëm me konsensus

Politikë

halimiPartia Demokratike kërkon një draft për reformën në drejtësi të realizuar me konsensusin e të gjitha partive, tha deputeti demokrat, Eduard Halimi, në përfundim të takimit me raporterët e Komisionit të Venecias, që janë duke zhvilluar një sërë takimesh në Tiranë në kuadër të reformës në drejtësi.

Në përfundim të takimit me raporterët, ish-Ministri Drejtësisë, Halimi tha se “PD kërkon konsensus, ndërkohë që Qeveria jo”. “Ne duam një reformë në drejtësi të plotë, ashtu siç rekomandon Komisioni i Venecias. Duam konsensus me të gjitha palët dhe të kemi një draft të përbashkët. Këtë këshillon edhe Komisioni dhe raporterët e Komisionit të Venecias”, tha Halimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shtoi se qeveria kërkon ta kap drejtësinë, ndërsa PD synon forcimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. “Qeveria po tregon hapur se kërkon ta kap drejtësinë. Ajo nuk kërkon të pranojë sugjerimet e Komisionit të Venecias, pasi nuk e ka këtë vullnet. Ajo ka vullnet për ta kapur drejtësinë”, nënvizoi Halimi.

Ekspertët e Venecias janë takuar fillimisht me ekspertët e Nivelit të Lartë të grupit të punës për të diskutuar me ta draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të draft-opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015.

Më pas janë takuar me diplomatë të akredituar në Tiranë, Ministrinë e Drejtësisë, Ylli Manjani, si edhe me përfaqësues të opozitës. Të premten, në përmbyllje të axhendës së tyre Grupi i Reporterëve të Komisionit të Venecias, në ora 19.00 do të ketë një konferencë për shtyp.

ME TE LEXUARAT