Greta Koçi: Një fans u fiksua pas meje, thoshte o martohemi o vras veten

Showbiz

greta-kocci-ramaKëngëtarja Greta Koçi ka pranuar që në një intervistë për median të japë detaje nga një ngacmim që i është bërë në formë të çuditshme. “Ka qenë një djalë nga Korça, quhej Nardi. Ishte moshë e madhe, diku tek 30 vjeç dhe shumë i fiksuar pas meje. Kishte arritur të gjente të gjithë numrat e telefonave të mi dhe familjarëve dhe telefononte vazhdimisht. Më kishte propozuar dhe më thoshtë do martohemi bashkë ose do vras veten. Fillimisht nuk e kisha marrë shumë seriozisht, por telefonatat u bënë shumë të shpeshta. Në disa raste ka folur edhe e prindërit e mi, mamin dhe babin, pasi telefononte në shtëpi dhe u thoshte ose bëhet e imja ose nuk ka”, u shpreh Koçi për Bluetooth.

ME TE LEXUARAT