Reforma kushtetuese, jep dorëheqjen Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira

Bota

franceDorëhiqet Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira. Mediat franceze raportojnë se Taubira i ka paraqitur sot dorëheqjen presidentit François Hollande, ndërsa mësohet se shkak është bërë mosmarrëveshja  me ekzekutivin mbi një projetligj të privimit të shtetësisë së autorëve të akteve terroriste.

Dorëheqja e Ministres 63-vjeçare, garancia e së majtës në qeverinë e Manuel Valls dhe e përbuzura nga e djathta e cila e akuzon për tolerancë të tepruar, vjen ndërsa Kryeministri pritet të paraqesë sot para deputetëve tekstin përfundimtar të projektit për reformën kushtetuese mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shpeshherë të rezistosh është të qëndrosh, shpeshherë të rezistosh është të largohesh. Për fjalën e fundit mbi etikën dhe ligjin”, komentoi Christiane Taubira në Twitter.

“François Hollande dhe Christiane Taubira ranë dakort për shkak të domosdoshmërisë për të lënë postin e saj, në një moment kur debati mbi rishikimin kushtetues do të nisë sot në Asamblenë Kombëtare në komisionin për ligjet”, shkruan Elysee në një deklaratë.

ME TE LEXUARAT