Shembje të rrezikshme në rrugën Elbasan-Librazhd

Aktualitet

elbasan-librazhdReshjet kane sjelle pasoja te medha ne rrugen nacionale  Elbasan-Librazhd. Rruga në fshatin Xibrakë eshte një kalimëshme për qarkullimin e automjeteve.

Shkarja e masivëve të betonit vazhdon duke i dhënë përmasa dëmit të shkaktuar. Pjesë të tjera të rrugës kanë pësuar çarje të thella dhe me kalimin e kohës  edhe ato do të shemben.

Nuk ka më shërbime të policisë.

Në të dy anët e rrugës jane ngritur prita prej betoni që detyrojnë drejtuesit e automjeteve të futen në një korsi duke respektuar me hamendesim qarkullimin. Dhe natyrisht kjo është e rrezikshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të normalizuar levizjen u premtua një zgjidhje provizore qe parashikonte zgjerimin e rrugës ngjitur me hekurudhën.

Deputeti Balla, ministri i Transporteve Haxhinasto dhe autoriteti i rrugësve thane se segmenti do të rindërtohet. Në fakt gjithçka duket se është gati dhe mbetet vetëm hedhja e asfaltit. Por deri tani nuk është vënë dorë.

ME TE LEXUARAT