Deputetë të PD takojnë diplomaten e BE: Reforma në drejtësi, me konsensus

Politikë

PDNënkryetari i grupit parlamentar të PD, Eduard Halimi dhe zëdhënësja e grupit Jorida Tabaku, të shoqëruar nga ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi pritën këtë të martë në një takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Europian, Angelina Eichhorst, me të cilën biseduan mbi reformën në drejtësi.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD, zoti Halimi e informoi zyrtaren e BE-së mbi qëndrimin dhe vullnetin e Partisë Demoraktike për të kontribuar në realizimin e një reformë reale në sitemin e drejtësisë, bazuar në standardet e Komisionit të Venecias.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ndau me bashkëbiseduesen shqetësimin mbi veprimet e mazhorancës për të përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën në realizimin e kësaj reforme, si dhe “rrezikun evident” që ekziston për kapjen politike të sistemit të drejtësisë përmes amendamenteve kushtetuese të propozuara nga PS.

“Pas daljes së opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, Partia Demokratike kërkoi që të bëhej një draft i përbashkët bazuar në standardet e Venecias, e bindur se vullneti i mirë do të tregohej në rast se do respektoheshin sërish të gjitha rakomandimet e këtij komisioni. Mirëpo, kjo ishte e pamundur për shkak se përsëri mazhoranca ndërtoi një proces të njëanshëm dhe dërgoi për mendim final në Komisionin e Venecias një draft të njëanshëm, që shmang rekomandimet e Venecias”, deklaroi Halimi.

Nga ana e saj, zonja Eichhorst e konsideroi realizimin e reformës në drejtësi si një nga prioritetet kyçe për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë në këtë proces.

Ajo ndau të njëjtin mendim se palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë në realizimin e këtij procesi, sipas të njëjtit model të aplikuar gjatë procesit të miratimit të akteve ligjore dhe kushtetuese për dekriminalizimin. Një ditë më parë Eichhorst zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi po ashtu mbi reformimin e sistemit të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT