"Dikur ishim burrë e grua, sot jemi si motra"

Soft

Fulvia Pellegrino ka lënë prej kohësh jetën prej burri, duke u kthyer në femër, falë 150 ndërhyrjeve estetike në trupin e saj. Ajo ka lindur mashkull (Fulvio), por thotë se në moshën 15-vjeçare e kuptoi se ndihej femër. Por për shkak të familjes së saj katolike, Fulvia e mbajti gjatë të fshehtë dëshirën e saj. U njoh dhe u martua me Marisa Altare, të cilës vite më vonë i rrëfeu se donte të bëhej edhe vetë femër. Ndryshe nga sa mund të mendohet, e shoqja e mbështeti zgjedhjen e Fulvias, madje edhe shndërrimin fizik në femër.

“Të gjitha ato që bëmë bashkë, operacionet, terapitë, më ndihmuan të kuptoja se çfarë po i ndodhte”, thotë Marisa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndihesha e mbyllur në një trup që nuk ishte i imi. Më dukej se po mbaja një maskë për të fshehur atë që isha. Në vitin 2000 i tregova Marisës për atë që doja të bëja”, tregon Fulvia.

“Unë dhe Marisa jemi dy motra, vetëm kaq. Marisa nuk është lesbike dhe nuk mund të flejë me mua, sepse kam gjoks, për më tepër terapia hormonale i ka nxjerrë në pension asetet e mia seksuale si mashkull. Jetojmë bashkë, por jo si burrë e grua”, thotë Fulvia.

“Ka rëndësi edhe aspekti fizik dhe për këtë arsye nuk kemi raporte si burrë e grua. Nuk jemi më Marisa e Fulvio, por Marisa e Fulvia”, thotë Marisa.

Fulvia thotë se familja nuk e ka pranuar shndërrimin fizik. “Nëna u distancua dhe babai i kërkoi time shoqeje të firmoste kërkesën për të më mbyllur në një spital. Kur më vdiq babai, nuk shkova dot në varrimin e tij”, thotë Fulvia.

Ajo thotë se do t’i vijojë operacionet plastike. “Nuk jam e lumtur me ‘trupin tim perfekt’, për shkak se nuk është perfekt. Perfeksioni është diçka tjetër. Nuk do të ndalem deri sa ta arrij”.

ME TE LEXUARAT