Basha: Rama shkelmoi konsensusin, kërkon kapjen e drejtësisë

Politikë

basha201555Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar konsensusin për reformën në drejtësi pasi synon kapjen e drejtësisë.

“Reforma në drejtësi është një nga detyrat më të mëdha për hapjen e negociatave me BE-në dhe vizioni ynë është për një drejtësi pa gjyqtarë e prokurorë të korruptuar dhe të pakapur nga politika”, ka deklaruar Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kryeministri Rama, ka thënë ai, vazhdon të sfidojë vullnetin e Perëndimit për këtë reformë të rëndësishme.

“Edi Rama dhe kupola e tij vazhdojnë të shartojnë vullnetin europian me atë amerikan për reformën e drejtësisë. Rama dhe kupola e tij synojnë të kapin drejtësinë me një draft parafabrikat”, ka pohuar Basha.

Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka bërë me dije se, PD do vazhdojë të insistojë deri në fund për konsensus mbi draftin e Komisionit të Venecias, i vetmi që sipas tij siguron një drejtësi të pavarur e larg pazareve.

“Ne e kundërshtojmë kapjen e drejtësisë nga qeveria sot dhe çdo qeveri që do të vijë nesër”, ka thënë më tej Basha.

Sa u takon zgjedhjeve, ka shtuar ai, PD është përgatitur dhe po vazhdon të përgatitet për të konkurruar me dyshen Rama-Meta. “Ata janë oligarkia, ne jemi demokracia”, ka thënë Basha.

ME TE LEXUARAT