Arrestohen dy persona në Vlorë, goditën e kundërshtuan policinë

Aktualitet

policia-vlorePolicia ka arrestuar dy persona që kundërshtojnë punonjësit e policisë dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike kundrejt tyre.

Në pranga kanë rënë 2 shtetasit Gaqo Gjini, 35 vjeç dhe Lorenc Gjini, 25 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DEKLARATA E POLICISE: 

“Këta shtetas, janë afruar pranë zyrave të informacionit të Drejtorisë së Policisë së Vlorës për interesat e tyre dhe kanë krijuar një konflikt të çastit duke kundërshtuar punonjësin e policisë, me pas kanë filluar të godasin me grushta duke ushtruar dhunë fizike mbi 2 efektivë policie (Xh.Q dhe E.V), të cilët kanë marrë dëmtime të lehta”.

Mbi këta shtetas rëndojnë dy akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

ME TE LEXUARAT