Trafikim me dokumenta false, shkatërrohet rrjeti në Elbasan

Aktualitet

elbasMbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative,  Specialistët  kundër  Trafiqeve   dhe  Narkotikëve,    në  bashkëpunim  me  Specialistët  e  Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar,  në  Drejtorinë  Vendore  të   Policisë  Elbasan,   si  rezultat  i  një   pune  të  mirëorganizuar,  finalizuan  me  sukses   operacionin  e  Koduar   “KALAJA”.

Si  rezultat  i  këtij  operacioni,  u  bë  e  mundur  arrestimi  në  flagrancë  i  tre   shtetasve: Anastas   Çyço, 51 vjeç, banues në  Elbasan; Alban   Nuredini, 38 vjeç, banues në  Elbasan dhe Lulëzim   Gjoci, 48 vjeç,  banues  në  Elbasan,  i dënuar me parë me 3 vjet burg për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municioneve”

Si rezultat  i veprimeve të shpejta  operacionale    dhe   hetimore,  grupi  hetimor,  ka  ushtruar   një   kontroll  në  banesat   e tyre,  ku    ka   gjetur   dhe  sekuestruar  në     cilësinë  e   provës  materiale: 50 pasaporta shqipetare të fallsifikuara, 3 pasaporta Bullgare të fallsifikuara, 1 pasaportë Greke e fallsifikuar, 3 karta identiteti Bullgare të fallsifikuara, 2 leje drejtimi Bullgare të fallsifikuar, 1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e fallsifikuar, 200 dokumenta të tjera të fallsifikuara, si leje drejtimi, leje qarkullimi, dwftesa të ndryshme pjekurije, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, çertifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan, 3 Leje Qendrimi nw shtetin Italian, 1 Raportë mjeko-ligjorë i Poliklinikës së Elbasanit, vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës, akte Vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, certifikata Trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID, 2.5 kg zhivë e bardhë, 20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumenta të fallsifikuara, 4 aparate celularë, 5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë, 1. 000 dinarë,   1.000.000 lekë, 1.500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumentave të fallsifikuara.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i pasaportave dhe vizave”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“.

ME TE LEXUARAT