Tiranë, bie në pranga grupi i 6 vjedhësve me karta krediti të klonuara

Aktualitet

kARTAGjashtë persona që kryenin vjedhje me karta krediti të klonuara janë arrestuar ditën e martë nga policia shqiptare.

Burimet zyrtarë kanë informuar se Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për disa persona, të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, pasi, nëpërmjet kartave të klonuara, kanë tërhequr shuma të konsiderueshme parash nga bankomantët e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas hetimeve, jëta shtetas, me banim në Lushnje dhe Kavajë, pasi kanë fallsifikuar karta debiti (tërheqje parash) kanë tërhequr shuma të ndryshme në bankomate në Lushnje, Kavajë dhe Durrës dhe i kanë shpenzuar ato për blerje karburanti për automjetet e tyre ose për sende të tjera.

Burimet thanë se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në bazë të informacionit të mbërritur nga selia qendrore e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, e cila kishte konstatuar ndërhyrje të paligjshme në sistemin e saj, nëpërmjet një karte amerikane. Nga verifikimet e saj, banka ka krijuar dyshime se karta amerikane ishte e klonuar dhe nëpërmjet saj po tërhiqeshin shuma të konsiderueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga hetimi rezultoi se personat, për të cilët është nxjerrë urdhër ndalimi, kanë tentuar të kryejnë transaksione (tërheqje) edhe nga disa karta të tjera, por këto tentativa kanë rezultuar të pasuksesshme.

E vetmja kartë që u ka funksionuar ka qenë ajo me të dhëna amerikane (të fallsifikuara), të cilën, krahas bankomatëve, e kanë përdorur edhe në disa pika karburanti në zonën e Lushnjes dhe Kavajës”, theksoi prokuroria.

Sipas saj, nga të dhënat e përftuara në këto pika karburanti, është arritur të zbulohen personat e dyshuar. Këta shtetas, gjatë periudhën qershor-korrik 2015, kanë furnizuar me karburant mjetet në pronësi ose në disponim të tyre në disa pika karburanti në vlerë disa milionë lekë, nëpërmjet pagesës me kartë. Po ashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash ka tërhequr shuma të konsiderueshme edhe nga bankomatët.

“Në vijim të hetimit, nga ana e Prokurorisë së Tiranës po punohet për të saktësuar shumën e plotë të marrë prej tyre nëpërmjet klonimit të kartave të debitit. Për personat që dyshohet se janë përfshirë në veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, Prokuroria Tiranë ka nxjerrë urdhërat e ndalimit. E konkretisht, për shtetasit:

1. Klodjan (Klajdi) Kodheli, i dtl. 1992

2. Sajmir Krasnaj, i dtl. 1988

3. Denilson Dusha (Vilson Camko), i dtl. 1998

4. Besmir Kollçaku, i dtl. 1992

5. Andi Hylviu, i dtl. 1993

6. Marius Shehi, i dtl. 1993

ME TE LEXUARAT