Telefonat e mençur do të shuhen brenda pesë vitesh

Teknologji

telefoni-sensorShumë përdorues besojnë se telefonat e mençur do të shuhen brenda pesë vitesh, thuhet në hulumtimin e kryer nga kompania Ericsson.

Sektori ConsumerLab i kompanisë ka pyetur më shumë se 100 mijë përdorues të telefonave në Suedi dhe në 39 shtete tjera, duke kërkuar mendimin e tyre për dëshirat teknologjike të së ardhmes.

Gjysma e respondentëve mendojnë se teknologjia mobile do t’i takojë të kaluarës në vitin 2021, derisa inteligjenca artificiale mund të jetë faktori tjetër i zhdukjes së telefonave të mençur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një smartfonë në duar, nuk është edhe aq praktik. Për shembull, kur ju jeni duke vozitur apo gatuar. Ka shumë situata kur ekrani i tyre nuk është aq i mirë. Unë mendoj se telefonat e mençur do t’i përkasin së kaluarës brenda pesë vjetëve”, ka thënë Rebecka Cedering Ångström nga kompania Ericsson ConsumerLab, transmeton Koha.

iphone-6s-kinezAjo gjithashtu ka parashikuar se teknologjia e së ardhmes do t’i zhduk telefonat derisa do të shkurtojë edhe kohën e përdorimit të tyre.

“Imagjinoni të shikoni futboll dhe të jeni në gjendje ta shikoni lojën nga ulëset e ndryshme, ndoshta edhe brenda në fushë. Blerjet janë një zonë tjetër ku ju virtualisht mund të provoni këpucët”, ka thënë veç të tjerash ajo.

ME TE LEXUARAT