Sulmon me armë lokalin pas sherrit, prangoset autori në Lezhë

Aktualitet

policia lezheSpecialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aleks Margjoni, 34 vjeç, banues në  Zejmen -  Lezhë pasi në Barbullojë, për motive të dobëta ka qëlluar me armë gjahu në drejtimin e lokalit të shtetasit P.D. , banues në Shënkoll - Lezhë duke thyer xhamat e lokalit, pa rrezikuar jetën e pronarit të lokalit.

Më pas është larguar me automjetin e tij ,ku  është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip benz në gjendje të dehur. Në cilësinë e proves materiale  iu  sekuestrua arma e gjahut.

Materialet i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë per veprat penale" Mbajtje pa leje te armës së gjahut " "Kanosja " " Prishje te rendit dhe qetësisë publike " " Drejtim automjeti në gjendje të dehur".

ME TE LEXUARAT