Stamboll, një i vdekur nga shpërthimi në Metro

Bota

metrooNjë person ka mbetur i vdekur pas një shpërthimi në një stacion metroje të Stambollit, që nga raportimet e para dyshohet të jetë shkaktuar prej një defekti në një transformator.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, ndërkohë që një zyrtar i Bashkisë ka bërë të ditur se të gjitha udhëtimet e trenave dhe metrove janë pezulluar, për shkak të shpërthimit të zhurmshëm në sheshin “Bayrampasa”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Metroja e “Bajram Pashasë” gjendet vetëm 100 metra nga sheshi me të njëjtin emër, ndërkohë që prej shpërthimit mësohet se ka edhe të plagosur. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe forca të shumta policie. Shkaqet e shpërthimit gjithsesi janë ende në hetim.

Ndërkohë, “Haberturk” bën të ditur se shpërthimi mund të jetë shkaktuar edhe nga një bombë. Përveç bllokimit të trafikut, ngjarja ka prekur edhe dy automjete pranë vendit të shpërthimit si dhe barrierat e stacionit të metrosë nga sheshi.

Të gjithë pasagjerët e metrosë u evakuuan në kohë dhe u larguan në këmbë nga stacioni për të dalë në zona më të sigurta dhe të hapura.

ME TE LEXUARAT