Vendimi i Qeverisë, 2 paga shpërblim për policët e dalluar

Politikë

14QEVERIAKëshilli i Ministrave publikoi vendimet e marra ne mbledhjen e sotme.

Nje prej ketyre vendimeve është dhe shpërblimi me dy paga i punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët janë të dalluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Lejimin e Policisë së Shtetit për përdorimin e fondit prej 98 400 000 lekësh, nga fondi i pagave, të planifikuar për vitin 2015, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Në ditët në vijim pritet edhe një llogaritje e numrit të saktë të përfituesve.

ME TE LEXUARAT