Rrëfimi i vecantë i Edi Ramës për gazetën gjermane

Aktualitet

rama-gjermanKryeministri Edi Rama, vjen me një rrëfim krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar. Në një intervistë për gazetën gjermane “Der Freitag”, Rama flet për familjen e tij, në mënyrë të veçantë për të ëmën, ku shprehet se është “gruaja më e mrekullueshme që ka njohur ndonjëherë”. Ndërsa duke folur për të ardhmen, ai thotë se pas 10 vitesh, Shqipërinë e sheh në BE, ndërsa veten e tij në një studio të mbushur me artistë, filozofë, projektues në një fshat të izoluar.

Përshëndetje zoti kryeministër. Shefi juaj i protokollit na tha se pothuajse nuk kishim kohë fare për intervistën. Për këtë arsye po e heq listën me pyetje që kisha për të bërë dhe po ju kërkoj vetëm fjalë kyçe ose fjali të shkurtra, dy ose tre fraza maksimumi. Jeni dakord me këtë lloj interviste?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse jo. Mirë, e provojmë kështu.

Fjala e parë kyçe është: nënë.

Nëna ime?

Po, nëna juaj.

Gruaja më e mrekullueshme që kam pasur mundësi të njoh.

Babai juaj?

Dikush që kishte bindje të ndryshme nga të miat, por më lejoi në të njëtën kohë të isha i ndryshëm nga ai.

Basketbolli?

Fokusi është në shpirtin e ekipit. Ne kemi nevojë për lojtarë që të jemi të suksesshëm. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për politikën, sepse në një parti apo edhe për të udhëhequr një vend, dikush duhet të mbështetet në një ekip të mirë.

Çfarë roli keni luajtur?

Mesfushor.

Rezultati më i mirë?

Kur arrija më shumë pikë se një kundërshtar më i mirë në karrierën time. Kemi luajtur kundër Turqisë. Megjithatë kemi humbur.

Kuzhina shqiptare?

Gatime siç duhen. Është një nga më të shijshmet në botë.

Pjata shqiptare e preferuar?

Çdo gjë e gatuar nga gjyshja ime.

Dhe pjata juaj e preferuar?

Kuzhina e gjyshes sime ishte unike. Në të nuk kishte të mirë dhe të keqe.

Shqipëria: e korruptuar, kriminale dhe e prapambetur?

Këta janë stereotipa të panevojshëm. Shqipëria nuk është një vend fatkeq. Është një vend shumë alegro dhe me shumë diell, me një mikpritje të madhe dhe me shumë vende të bukura. Në të njëjtën kohë Shqipëria ofron shumë resurse njerëzore dhe natyrore. Ka ndryshuar komplet në 25 vitet e fundit.

Çfarë mëson nga Shqipëria?

Në vendin tonë tolerohet çdo besim. Shqipëria është një shembull se si praktikimi i tolerancës është i mundur.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët përdorin vendin pritës njëlloj si vendalinjtë. Por, natyrisht që populli ynë ka të drejtë për një funksionim më të mirë të gjërave dhe mundësi më të mëdha se ato që kanë aktualisht.

Evropa Veriore apo Jugore?

Pa dyshim që nuk ka një mentalitet jugor dhe verior. Ne jemi në mes.

Ku është ndryshimi?

Zakonisht thuhet se gjermanët jetojnë për të punuar, ndërsa mesdhetarët punojnë për të jetuar. Është si një shkëndijë e së vërtetës.

Mesdhe apo ballkan?

Jemi njëlloj.

Evropa?

Një preket vizionar, por që për momentin po kalon vështirësi të mëdha.

Përse vështirësi?

Mungon një projekt strategjik.

Në ç’mënyrë?

Pa Shtetet e Bashkuara të Europës në këtë kontinent do të ketë vetëm humbje.

Pse?

Trupit total i mungon një pjesë. Diçkaje të përgjthshme kurrë të mirë.

Angela Merkel?

Aktualisht i vetmi person që mund të ngrejë Europën.

Aleksandar Vuçiç?

Një djalosh i jashtëzakonshëm.

Serbia?

Një armik i këndshëm

Kosova?

Territori dhe shpirti shqiptar.

Droni në Beograd?

Një argëtim i keq dhe pa shije.

Shqipëria e Madhe?

Një mit i dalë mode nga një kohë e shkuar.

Politika kundër artit?

Politika është lufta ime. Arti, dëshira dhe lutje. Kjo nuk i përzien, por i plotëson.

Shtëpitë e lyera në Tiranë?

Ajo është një politikë ngjyrash. Me bukurinë mund të bësh gjithçka.

Kryebashkiaku i vitit 2004?

Ky çmim më ka bërë krenar sepse ishte një homazh për punën e bërë në Shqipëri.

Ngjyrat e Edi Ramës?

Çfarë do të thotë?

Cilat janë ngjyrat e preferuara?

Ngjyrat janë  përkufizimi im për jetën. Në këtë drejtim janë të nevojshme dhe i përdor të gjitha.

Artistët që të kanë goditur?

Paolo Uccello. Rembrandt. Paul Klee. Marcel Duchamp.

Pikturon kalendar?

Lutjet e mia.

Kryeministër?

Një privilegj i madh. Të zgjidhesh kështu është një mirënjohje shumë e madhe që të jep populli. Në anën tjetër është një përgjegjësi e madhe.

Baba?

Vlen të thuhet se djali apo vajza kanë të drejtë të kundërshtojnë apo prezantojnë një opinion ndryshe.

Basket, Art, Politikë: keni pasur sukses në të gjithë botën

Si ta përkufizoj suksesin? Suksesi është një gjë shumë relative. Shpresoj të jetoj një jetë të mirë. Ai është sukses për mua.

Defektet e tua?

Kam qenë dhe jam keq në matematikë.

Feja?

Katolik.

Më shumë nuk doni të thoni?

Po. Vetëm katolik.

Shqipëria pas 10 vitesh.

Në BE do të ishte parashikimi më i dukshëm. Dua të bëj një përqasje tjetër. Ëndërroj një Shqipëri që është mirë dhe zhvillohet pozitivisht. Shoh një vend që lufton për më të mirën dhe jo një vend të mërzitshëm.

Edi Rama pas 10 vitesh.

E imagjinoj veten në një studio me artistë, filozofë, dizajner, të vendosur në një fshat të izoluar. Kjo është ëndrra ime.

ME TE LEXUARAT