Basha: Rama-Meta po asgjësojnë shtresën e mesme

Politikë

basha-pdKryetari i opozites Lulzim Basha deklaron se qeveria Rama-Meta po e asgjesojne shtresen e mesme. "Qeveria po shtyn vendin ne drejtimin e gabuar. Nga viti ne vit po shtohet skamja. Rrenohen te varferit, rrenohen shpresat e tyre qe jane punedhenesit.  Nga 1 Janari 2015 u rriten me 50% taksat per biznesin, qerate dhe tatim fitimin. E keqja nuk ndalet. Nje vit me pare taksa progresive goditi njerezit me te afte - profesionistet e cdo fushe", u shpreh Basha ne nje koment ne Facebook.

Sipas tij, per te dytin vit rradhazi shtresa e mesme po shkon drejt eleminimit progresiv. "Po zhbehet gjithcka qe u ngrit me sakrifica ne dy dekada. Ne vendet e zhvilluara njerezit me te ardhura mesatare arrijne deri ne 60% te shoqerise. Ky eshte edhe trendi global, dhe jo me kot.

Shtresa e mesme eshte sinonim i sipermarrjes, investimit, rritjes ekonomike dhe punesimit. Shtresa e mesme eshte garanti i demokracise, i lirise dhe mireqenies. Kjo shtrese duhet mbrojtur dhe konsoliduar me cdo kusht. Ne vendet e oligarkeve te lindjes si dhe ne regjimin Rama-Meta, ajo sulmohet me taksim te pandershem dhe presion politik. Synohet eleminimi i saj, varesia totale e individit nga qeveria. Ky eshte nje rrezik real. Duhet te reagojme. Duhet te mbrojme arritjet e shoqerise dhe ekonomine kombetare. Sot mund ta ndalim te keqen - neser mund te jete vone...", theksoi Basha. 

ME TE LEXUARAT