Rama batuta me demokratët në Kamëz: "Merrni këto legalizimi dhe dilni në protestë"

Politikë

Kosovarja thur këngë për kryeministrin: Edi Rama i legjendë e gjallëKryeministri Edi Rama ka shpërndarë 400 leje legalizimi për qytetarët e Kamzës sot, duke premtuar para tyre se qeveria nuk do të ndalet me kaq.

“Partia Demokratike ju ka parë dhe ju ka trajtuar si dele vetëm për të përfituar votën tuaj në zgjedhje. Për ata, ju nuk kishit fare rëndësi. Ndërsa ne, që nga dita e parë e qeverisjes ju kemi trajtuar të gjithëve njësoj. Në 8 vite, ata bënë 21 mijë legalizime gjithsej në gjithë Shqipërinë, ndër të cilët thuajse 80% ishin për biznese: bare, kafene, hotele, motele, sepse aty ishte dhe ryshfeti më i madh dhe më pak se 20% për banesat e qytetarëve” – tha Rama.Rama nuk i kurseu edhe batutat: “Merrni legalizimet, shkoni protestoni për regjimin komunist që ra para 25 vitesh” , - vijoi kreu i qeverisë, duke e patur fjalën për protestën e paralajmëruar nesër nga opozita përpara Kuvendit dhe kur dihet se Kamza është një bastion i djathtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E di që do dilni në protestë nesër, por të paktën të merrni edhe këto leje që të jeni të legalizuar”, - ironizoi shefi i ekzekutivit.

/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT