Policia ndalon një tjetër deputet të Vetëvendosjes

Kosovë&Rajon

topallivvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli ka njoftuar para pak minutave përmes Facebookut se policia e ka ndaluar brenda Kuvendit të Kosovës dhe nuk po e lejon të dalë.

“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t'i kryer detyrat që më takojunë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli.

ME TE LEXUARAT