Reagon FK Partizani: Ja e vërteta për kontaktet me Rey Manaj

Sport

partizaaniKlubi i futbollit Partizani ka pranuar se eshte ne kontakte me futbollistin Rey Manaj. Me ane te nje sqarimi, klubi ne fjale ne faqen zyrtare ka sqaruar ku eshte ceshtja:

SQARIM PER ÇESHTJEN REI MANAJ -

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klubi kërkon të sqaroj opinonin publik në lidhje me lajmet më të fundit për një huazim të Rei Manajt te Partizani.

Politika e klubit dhe presidentit Demi është që të afrojnë në skuadër lojtarë të rinj cilësorë dhe me perspektivë, të cilët të mund të kontribojnë për Partizanin dhe njëkohësisht fanela e kuqe t'iu shërbejë si një trampolinë edhe drejt Ekipit Kombëtar.

Drejtori Dervishi saktëson se ka patur kontakte për të afruar sulmuesin 18 vjeçar përgjatë merkatos së Janarit dhe nësë kjo tratativë konkretizohet Manaj do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit deri në përfundim të sezonit futbollistik 2015 – 2016.

Partizani mbetet i hapur për të gjithë lojtarët me perspektivë, të cilët dëshirojnë të kontribojnë me ekipin më popullor të Shqipërisë. Me hapjen e merkatos së Janarit klubi do të jetë mjaft aktiv në këtë periudhë për të përforcuar skuadrën me element cilësor në mënyrë që të konkuroj deri në javën e fundit për fitimin e titullit kampion.

Presidenti Demi do të vazhdojë të kontribojë, sikurse ka bërë përgjatë gjithë këtyre viteve për ta rikthyer Partizanin tek Trofetë.

ME TE LEXUARAT