Paloka: I thoni Erjonit të sjelli mamin tek PD për gjobën

Politikë

palokaPas deklaratës nga Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha i cili tha se në vend që të pagujë gjobën e vënë nga bashkia e Tiranës për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit, do t’i çojë Erion Veliajt një kastravec, një tjetër deklaratë vjen nga Partia Demokratike.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka i cili në një prononcim mediat lidhur me gjobën në fjalë tha: “Sa për gjobën, i thoni Erionit të sjellë mamin tek Partia Demokratike, se ajo merret me lekët”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkia e Tiranës, pas protestës së 8 dhjetorit, përllogariti dëmet e shakaktuara ndaj institucioneve publike në shifrën e 163 milionë lekëve, e cila duhet të paguhet nga Partia Demokratike, si organizatore e protestës.

ME TE LEXUARAT