Shmangen defektet, OSHEE vendos transformator të ri në Nënstacionin e Kasharit

Aktualitet

transNë kuadër të punimeve për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vendosi në Nënstacionin e Kasharit një transformator të standardeve bashkëkohore, me kapacitet 110/20KV 40MVA.Për shkak të specifikave të fundit, transformatori të ri nuk lejon ndryshimin/luhatjet e tensionit gjatë ditës dhe natës, si dhe garanton cilësi të furnizimit me energji elektrike për zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit BujqësorIsh-Fushës Misto Mame, Yzberishtit, etj.

“Pranë OSHEE-së vinin ankesa të shumta, sidomos nga bizneset në lidhje me cilësinë e dobët të furnizimit me energji nga ky nënstacion, për shkak të gjendjes së amortizuar të transformatorit, të cilët e zëvendësuam me një të ri. Më tej, morëm masat organizative për ndërrimin e transformatorit, i cili tashmë është vënë në funksion të plotë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky nënstacion furnizon rreth 4000 biznese, kryesisht të Autostradës Tiranë – (Vorë) Durrës, dhe janë piëkrisht këta subjekte private që do të ndjejnë ndryshimin e furinizimit me energji të tensionit të sipas standardit. Natyrisht që përfitues do të jenë edhe abonentët familjar”, deklaroi Z.Adriatik Kupi, Drejtor i Tensionit të Lartë (NTL), pranë OSHEE-së.

Punimet për ndërrimin e transformatorën zgjatën mbi parashikimet, deri në 10 orë, dhe për këtë arsyeje, OSHEE gjen rastin t’u kërkoj mirëkuptim konsumtorëve për mungesën e energjisë elektrike!

ME TE LEXUARAT