Obama: Nuk i dimë ende motivet e masakres në Kaliforni

Bota

obama20155Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se hetuesit nuk e dinë ende se përse dy persona të dyshuar kanë vrarë 14 njerëz dhe kanë plagosur 17 të tjerë me të shtëna masive në Kaliforninë jugore.

Obama është zotuar se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe organet e zbatimit të ligjit do t’i shkojnë deri në fund kësaj ngjarjeje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është e mundur se kjo ka lidhje me terrorizëm, por nuk e dimë”, ka thënë Obama, duke folur nga Zyra Ovale.

Të shtënat vdekjeprurëse kanë ndodhur të mërkurën në një agjenci të shërbimeve sociale në qytetin San Bernardino.

Autoritetet atje i kanë identifikuar të dyshuarit si Sayed Farook dhe Tashfeen Malik.

Mendohet se ata kanë qenë të fejuar ose të martuar.

Dy të dyshuarit janë vrarë gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.

CNN, duke u thirrur në burime, ka raportuar se sulmuesi mashkull, Sayed Farook, ka qenë i radikalizuar.

ME TE LEXUARAT