Përgjaken Krishtlindjet në Nigeri, shpërthen çisterna me gaz, 100 të vdekur

Bota

nigeriTë paktën 100 persona raportohet se kena vdekur nga shpërthimi në një impiant të gazit në jug të Nigerisë.

Cisterna me gaz ka shpërthyer derisa njerëzit kanë qenë duke pritur për të mbushur cilindrat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Katastrofa ka ndodhur në Nevi, një zonë e banuar me shumicë të krishterë në juglindje të Nigerisë.

Policia lokale ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dalë me më shumë detaje.

Shpërthimin e ka pasuar një zjarr i madh, i cili është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

ME TE LEXUARAT