Leja për pallatin 16-katësh, Balla: Prokuroria të hetojë ish-kryebashkiakun Lulzim Basha

Politikë

ballaPartia Socialiste përmes nënkryetarit të Grupit parlamentar, Taulant Balla e ka quajtur pabesi ndaj Tiranës,  rinovimin e lejes në çastet e fundit të pushtetitnga ana e ish kryebashkiakut Lulzim Basha .

Ai kërkoi nga prokuroria të nisin urgjent hetimin kryesisht në bazë të këtij denoncimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kryetari i Partisë Demokratike duhet t’i shpjegojë qytetarëve të Tiranës se pse me firmën e tij, vetëm gjashtë ditë përpara se të dorëzonte detyrën e kryetarit të Bashkisë miratoi vazhdimin e një ndërtimi abuziv. 16 kate me firmën e Bashës ndërtohen në truallin e një përfaqësie diplomatike në mes të Tiranës, ngjitur me një ndërtesë tjetër, duke mos respektuar rregullat bazë të urbanistikës, duke rrezikuar ndërtesat përreth, duke mos patur as kate nëntokësore, as parkingje e asnjë kriter teknik. I gjithë ky përbindësh 16 katësh, në zemrën e Tiranës, për të cilën Lulzim Basha përgjërohet me fjalë por ia bën gjëmën me firmën e tij, për të cilën qytetarët e kishin votuar të mos ia shihnin më në vendimet për kryeqytetin”

Denoncimi i tillë vjen kur Partia Demokratike paralajmëroi një protestë më 8 dhjetor 2015 dhe Basha bën thirrje për largimin e qeverisë.

“Ky sot është njeriu që pretendon se mund t’i ofrojë një të ardhme më të mirë shqiptarëve. Por, shqiptarët e dinë mirë se Lulzim Basha është njeriu që ku shkon lë tokë të shkretë. Ai shkatërroi Bashkinë e Tiranës, duke e lënë atë të mbytur në borxhe.

Lulzim Basha është njeriu që si ministër vrau katër qytetarë në bulevard vetëm se po protestonin, si ministër vodhi 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, e po si ministër fali mbi 300 kilometra katrorë det të Shqipërisë.

Dhe ky njeri që fshihet përmes raporteve duke u shtirur si i sëmurë është koha t’i shkojë drejtësisë, të përgjigjet për të gjitha gjëmat që i ka bërë Tiranës.

Të përgjigjet për të gjitha tradhëtitë që i ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT