Kreu i NATO viziton të enjten Tiranën, takime me krerët e shtetit

Politikë

jensSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të jetë të enjten në një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të mbajë takime me drejtuesit kryesor të shtetit.

Sipas njoftimit të dhënë, Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet e ditur se takimi me kreun e shtetit do të zhvillohet në orën 16:00.

Vizita e Stoltenbergut në Tiranë vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist dhe nisjes së demokracisë.

ME TE LEXUARAT