Kundërshtuan e kërcënuan policët, arrestohen 2 persona në Shkodër

Aktualitet

policia-shkoderDy persona janë arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi kundërshtuan dhe kërcënuan efektivët e policisë. Policia e këtij qyteti ka shprehur se, në pranga kanë përfunduar shtetasit Emanuel Demaj, 24 vjeç dhe Nikolin Gjoni, 30 vjeç. Ditën e djeshme, në lagjen “Perlat Rexhepi” në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe kërcënuar për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë së Rendit Publik.

Policia bën të ditur se, materialet në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim” dhe “Kërcënim për shkak të detyrës”.

ME TE LEXUARAT