"ISIS po shëndrrohet në një ushtri fëmijësh"

Bota

isis20152Shteti Islamik gjithnjë e më shumë është duke i plotësuar radhët e veta me fëmijë, për të zëvendësuar mijëra militantë të vrarë nga sulmet ajrore që udhëhiqen nga SHBA-të.

Kolonel Pat Ryder, zëdhënës ushtarak në SHBA ka deklaruar se numri i ushtarëve fëmijë është në rritje të vazhdueshme dhe se pikërisht ata po përdoren për të dënuar me vdekje të burgosurit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne e kemi parë këtë trend të rritet në mënyrë të ndjeshme, sepse Shteti Islamik në mënyrë të detyrueshme rekruton fëmijë për të shkuar në luftë”,- tha ai, duke e quajtur një gjë të tillë si ‘praktikë të pështirë dhe të paligjshme’.

“Kjo është një tregues se ata janë duke u mposhtur gjithnjë e me shumë”,- shtoi ai.

Ryder i ka bërë këto komente një ditë pas publikimit të videos të tmerrshme, ku shfaqen gjashtë ushtarë fëmijë duke vrarë forcat e sigurisë siriane të zënë rob nga xhihadistët, transmeton ‘Blic’.

I pyetur nëse koalicioni me vetëdije po bombardon fëmijët ushtarë, Ryder është shprehur se, sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të mundohen të shmangin vrasjen e çdo personi të pafajshëm në fushën e betejës.

“Por, nëse një luftëtar i ISIS’it është i armatosur dhe sulmon, atëherë ai është objektiv legjitim ushtarak”,- tha ai duke përdorur një akronim alternativ për grupin është, cili është i njohur edhe si “ISIS” dhe “Daesh”.

Sipas Pentagonit, numri i xhihadistëve të vrarë është mes 23 dhe 33 mijëve.

ME TE LEXUARAT