Imamët e akuzuar si xhihadistë: Fadil Muslimani: Vetëm ISIS mund të shpëtojë Shqipërinë

Aktualitet

imamet-siriaSeanca e sotme gjyqësore ndaj 9 të pandehurve mes tyre edhe disa imamë xhamish të akuzuar për rekrutim të të rinjve për xhihad është shoqëruar me tension dhe debate të ashpra.

Tensionet u shtuan në lidhje me një vendim ku lejohej përgjimi mes Artur Korrës dhe Erzen Gashit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gerti Pashja kërkoi që të vihet në dispozicion vendimi për përgjimin dhe pasi egrisi  nisi të fliste deri me tone kërcënuese drejt trupit gjykues, duke i akuzuar për proces të montuar.

“Ju jeni kriminelë dhe armiq të islamit” mësohet të ketë thënë Pashja.

Ai u largua nga salla  duke thënë se do të fitojnë dhe nuk i tremben as litarit as burgut dhe as vdekjes.

Adurrahim Balla, ose i njohur si Genci Balla një tjetër i pandehur hodhi akuza të ashpra ndaj komunitetit mysliman lidhur me një shkresë që ky komunitet i kishte dërguar gjykatës.

“Komuniteti Mysliman ka marrë peng fenë Islame. Ka kthyer fenë në pronë private. Drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të zgjedhur nga shteti dhe përçajnë myslimanët. Kjo gjë nuk ndodh me fetë e tjera”mësohet të ketë thënë Balla.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Fadil Muslimani mësohet të jetë deklaruar “Vetëm ISIS mund të shpëtojë Shqipërinë. Të rinjtë po largohen se nuk kanë besim tek shteti i tyre”.

Seanca tjetër gjyqësore u caktua në datën 15 dhjetor.

ME TE LEXUARAT