Gruaja që ka luftuar ISIS-in: E di sekretin e tyre

Bota

gruaja-kunder-isisNjë grua kanadeze e cila ka luftuar kundër ISIS-it në Siri ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë “qyqarë, frikacakë dhe derra që zvarriten” në luftime.

Hanna Bohman, e njohur ndryshem me pseudonimin "Tigri i Diellit", iu bashkua batalionit ushtarak të femrave në një forcë nacionale kurde në Irak, marsin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga eksperienca e saj gjatë luftimit me këtë grup ekstremist, Bohman thotë se perceptimi i Perëndimit se ISIS-i është një forcë e fuqishme është mashtrues dhe i gabuar.

“Ata janë vetëm një bandë e pistë dhe derra që ia mbathin me të parën gjatë rezistencës”, thotë ajo teksa tregon se Perëndimi ka krijuar mendim të gabuar për aftësitë e terroristëve të ISIS-it.

Ajo thotë gjithashtu se çështja më urgjente nuk është ISIS-i në vetvete, por ai për të cilin ISIS punon.

“Është gjenocidi i Erdoganit të Turqisë, i cili do që ta kthejë Turqinë në një diktaturë dhe të vrasë kurdët”, thotë ajo për “Business Insider”.

ME TE LEXUARAT