Gjirokastër, prangosen autorët e disa vjedhjeve

Aktualitet

polici gjirokasPolicia e Gjirokastrës njoftoi se u arrestuan në flagrancë  dy shtetas për tre vjedhje  me thyerje të ndodhura  gjatë 48 orëve të fundit  si dhe të një seri vjedhjesh të lokaleve dhe banesave të ndodhura gjatë vitit 2014. Sekuestrohen në cilësinë e provës materialet: 1 Kompjuter, 1 Printer, 1 Skaner, 1 Kasafort dhe disa bizhuteri.

Pas një pune profesionale  të kryer nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagranë    i shtetasve: A.S  ,16 vjeç , banues në lagjen ‘’18-Shtatori ‘’ Gjirokastër dhe Xh.L , 17  vjeç , banues në fshatin ‘’Valare’’  Gjirokastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë  pasi në datë 14.12.2015 në orët e para të mëngjesit  në fshatin ‘’Valare’’ Gjirokastër  , në shkollën  9– vjeçare  ‘’Petro Poga’’ kanë vjedhur me thyerje: 1 Kompjuter, 1 Printer, 1 Skaner  dhe 1 Kasafort ku brenda saj kishte 50.000 lekë të rëja ,si dhe Vulën e Shkollës.

Gjithashtu  nga hetimet e kryera rezulton se këta dy shtetas  kanë kryer gjatë 48 orëve të fundit  dhe dy vjedhje të tjera me thyerje :

Në fshatin ‘’Valare’’ Gjirokastër kanë vjedhur  disa bizhuteri me vlerë rreth 5.000 Euro  në banesën e shtetasit  M.S, 57 vjeç .

Si dhe  në fshatin ‘’Asim Zeneli’’  Gjirokastër kanë vjedhur disa sende shtëpiake në banesën  e shtetasit I.H , 64 vjeç. Gjithashtu këta shtetas dyshohet  se janë autorë të disa vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në fshain Mashkullorë ,Asim Zenel dhe Valare të ndodhura në vitin 2014.

ME TE LEXUARAT