Korçë, kapen 3800 euro false në kartmonedha 50-she e 100-she

Aktualitet

euro-falsePolicia e Korcës sekuestroi 3800 kartëmonedha euro, të falsifikuara në një aksion ku ka arritur të arrestojë në flagrancë tre shtetas, me preçedent të mëparshëm penal, në shtetin Grek.

Burimet zyrtare kanë thënë se më datë 12.12.2015, nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “ KARTËMONEDHA ”.

Policia theksoi se si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

1- Dionis Vina, 33 vjeç, banues në Korçë (i cili ka kryer 14 vite burg, në Shtetin Grek, për veprën penale të “Vrasjes”, e ka dalë i lirë në muajin qershor)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2- Robert Murataj, 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë, me 2.5 vjet heqje lirie, në Greqi për veprën penale “Plagosje e Rëndë”)

3- Aleks Qiqi, 31 vjeç, banues në fshatin Dvoran (i dënuar më parë, me 6 vjet e 3 muaj, heqje lirie në Greqi, për veprën penale “Aksident me pasojë vdekjen”)

Në deklaratën e policisë thuhet se arrestimi i tyre u bë pasi , më datë 11.12.2015, pranë strukturave të Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, në Korçë, ka bërë kallëzim shtetasi :

 A.Q, 43 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas deklaron se : më datë 11.12.2015, tre shtetas të paidentifikuar, me një automjet të markës “Opel” me ngjyrë blu, me targë AA 686 CA, i kanë blerë atij një kokë bagëti të imët (dele) dhe i kanë dhënë dy kartmonedha të prerjes 50 Euro, me të njëjtin numër serie të dyja ,V49948758859 të dyshuara , si të falsifikuara.

Menjëherë, pas marrjes së kallzimit nga ky shtetas, duke përdorur metoda speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasve të mësipërm, sëbashku me automjetin e sipërpërmendur me targa AA686 CA, tek vendi i quajtur “Stacioni i furgonave” në lagjen nr.9 në Korçë.

Nga kontrolli i ushtruar, shtetasit Robert Murataj, në çantën personale të tij, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :

• 27 kartmonedha të prerjes 100 Euro dhe

• 20 kartmonedha të prerjes 50 Euro (të gjitha këto kartëmonedha, me të njëjtin numër serie V49948758859)

Gjithashtu me cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe :

• Një automjet i markës “Opel Zafira”, me ngjyrë blu të errët, me targë AA 686 CA.

• Tre aparate telefonik celularë, të markës Samsung.

• Si edhe një leje qëndrimi, nga Shteti Grek, që e posedonte, shtetasi Dionis Vina (Panajot Doko ) e cila dyshohet, se është e falsifikuar.

Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast, rezulton gjithashtu se të tre këta shtetas, janë autorë edhe të një tjetër ngjarje, të ndodhur më datë 05.12.2015, për të cilën ka bërë kallëzim shtetasi :

 B.M, 30 vjeç, banues në Korçë, punonjës në një pikë llotosporti, në lagjen 12, Bulevard “Republika”.

I cili ka deklaruar se, po në këtë datë, një person i pa identifikuar, ka kryer pagesën për një skedinë, me një kartmonedhë të prerjes 100 Euro , të dyshuar si të falsifikuar.

Policia ka thënë se materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan, për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale : “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim si dhe “Falsifikimi i dokumenteve “ parashikuar nga nenet 183/2 dhe 186 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT