Elvana Gjatës i vjedhin fotot e mesazhet private, policia shoqëron të dyshuarit

Aktualitet

elvana-gjata15Këngëtares Elvana Gjata i vidhen të gjitha fotografit, videot e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email e aparatin celular.

Pak ditë më parë, Elvana Gjata është alarmuar kur ka parë se fotot që ndodheshin në adresat e rrjeteve sociale ishin zhdukur. Për këtë fakt, i është drejtuar policisë së shtetit, ku burimet thonë se ka komunikuar edhe me ministrin e brendshëm, i cili ka vendos ekspert kibernetik në dispozicion të saj.

Ne levizje eshte vene Prokuroria në bashkëpunim me policinë, pas 5 ditë nga zhdukja e fotove e videove, ka arritur të gjej autorët e kësaj vjedhje, duke identifikuar 4 adoleshente të moshës 15 vjeçare.

Menjëherë është ndërhyrë duke i shoqëruar të rinjtë në polici e prokurori së bashku me prindërit dhe i kanë kthyer të gjithë fotot e videot e marra. Nuk dihet nëse ndonjë nga fotot e saj intime apo videot mund ti kenë ruajtur apo shpërndar në ndonjë adresë tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar një gjë të tillë. Për veprimin e tyre criminal, prokuroria ka proceduar 4 të rinjët në gjendje të lirë për akuzën e “hyrjes së pautorizuar kompjuterik” në bashkëpunim.

Sipas policisë, të rinjtë kishin arritur të thyejnë pasëordin e adresave (INCLUDE) duke përdorur pyetjen e sigurisë, ku Elvana Gjata kishte shkruar pyetjen e sigurisë, “kur të rritesh çdo të bëhesh”? dhe përgjigjia ishte “këngëtare”. Gjetja e kësaj përgjigje ka bërë që të rinjët të hynë në adresat e saj dhe të përvetësojnë të gjitha fotot e videot e saj.

ME TE LEXUARAT