Blerja e energjisë nga OSHEE, Enti Rregullator gati rregulloren e re lihet në fuqi negocimi

Aktualitet

eneEnti Rregullator i Energjisë ka gati një rregullore të re me të cilën synon të përcaktoje procedura eficente dhe praktike për OSHEE sh.a. për blerjen e energjisë elektrike nga tregtarët dhe të sigurojë blerje të energjisë elektrike me kosto sa me të ulët, duke nxitur pjesëmarrjen e Tregtarëve në procesin e blerjes së energjisë elektrikë. Enti Rregullator i Energjisë shpjegon e rregullorja e re synon të nxisë konkurrencën në procesin e blerjes se energjisë elektrike dhe të rrisë transparencën. Por shpallja e fituesit nëpërmjet negocimit është lënë në fuqi.

Autoriteti blerës është përgjegjës për përcaktimin e grafikut të fuqisë në MW dhe te energjisë në MWh përkatësisht (ne kapacitet dhe ne sasi te energjisë elektrike) qe ai do te blejë sipas procedurave të përcaktuara në këtë rregullore, si dhe për përcaktimin e periudhës kohore dhe programit të livrimit të saj që duhet të llogaritet duke marrë parasysh përcaktimet e Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike si dhe Kodeve të Funksionimit te Rrjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Neni 6 -Zbatimi

Procedurat e blerjes së energjisë elektrikë të përcaktuara në ketë rregullore do ti zbatoje OSHEE/FSHU:

a) kur nevojat e OSHEE/FSHU për plotësimin e kërkesës për energji te konsumatoreve/klientëve tariforë nuk plotësohen nga KESH;

b) për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

c) dhe/ose në rastet e zbatimit te instruksioneve të OST sh.a në lidhje me shmangien e devijimeve dhe/ose sigurisë se sistemit;

d) në rastin e blerjes së energjisë elektrike në kushte emergjente, përfshire dhe pa u kufizuar ne avaritë e ndodhura ne njësite shpërndarëse të energjisë elektrike.

Neni 7- Përjashtime të veçanta

7.1 Procedurat e blerjes së energjisë elektrike të përcaktuara në këtë rregullore nuk zbatohen për blerjen e saj nga Prodhuesit Vendas të licencuar që kanë një marrëveshje shitblerjeje sipas legjislacionit ne fuqi.

7.2 Procedurat e blerjes se energjisë elektrike të përcaktuara në këtë rregullore nuk zbatohen në rastet e blerjes së energjisë elektrike në mënyre direkte (pa përfshire ndërmjetësit) nga bursat energjetike.

7.3 Procedurat e blerjes së energjisë elektrike te përcaktuara në këtë rregullore nuk zbatohen ne rastet e blerjes se energjie elektrike nga OSHEE sh.a nëpërmjet pjesëmarrjes në procedurat e shitjes se energjisë elektrike qe organizohen nga KESH sh.a.

Neni 8 – Kontratat për blerjen e energjisë elektrike

1. Blerja e energjise ëlektrike nga ana e Autoritetit Blerës prej Tregtarëve të energjisë elektrike/shoqërive që ofrojne shitje të energjisë elektrike, në kuptim te nenit 5 të këtyre rregullave, kryhet mbi bazë të kontratave që lidhen si rrjedhojë e procedurave dhe kritereve të përcaktuara ne këte rregullore.

2. Kontratat do të hartohen në përputhje me dispozitat e “Marrëveshjes kuadër lidhur më lëvrimin dhe pranimin e energjisë elektrike”, të hartuar nga Federata Europianë e Tregtarëve të Energjisë, me dispozitat detyruese përkatëse të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë si dhe në bazë të negociatave mes palëve.

Neni 9 -Ftesa për blerje të energjisë elektrike

Për çdo blerje të energjisë elektrike, në përputhje me këtë Rregullore, Titullari i Autoritetit Blerës, harton ftesën me termat përkatëse për blerjen e energjisë elektrike.

Ftesa përmban te paktën:

– Sasinë e energjisë elektrike në MËh qe kërkohet për tu blerë;

– Grafikun ditor të livrimit;

– Kohëzgjatjen e livrimit në ditë/javë/muaj;

– Periudhen e plote kohore të livrimit te energjisë elektrike të përcaktuar në marrëdhëniet kontraktuale (shit-blerjes);

– Siguruesin e kapaciteteve te transmetimit;

– Piken e livrimit te energjisë elektrike;

– Kërkesat për kualifikimin ne procedurën e blerjes sic parashikohet ne nenin 10;

– Kriterin e vlerësimit te ofertave;

– Date, orën dhe vendin ne te cilin do te hapen dhe njëkohësisht lexohen ofertat;

– Ftesën për të gjithë përfaqësuesit e shoqërive pjesëmarrëse si dhe të publikut te Drejtoria e Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nëntor 2015 interesuar qe të marrin pjesë në hapjen dhe leximin e ofertave;

– Vlefshmërinë e ofertave;

– Kushtet e pagesave;

2- Autoriteti Blerës do të publikoje në faqen e tij zyrtare të internetit çdo ftesë për blerje të energjisë elektrike në të njëjtën dite që fton kompanitë e listuara prej tij, për të marre pjesë në procesin e blerjes se energjisë.

Neni10- Dokumentacioni Ligjor – Administrativ

1- Çdo shoqëri e licencuar për tregtimin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe/ose ne një vend anëtar te Traktatit te Komunitetit të Energjisë që dëshiron të marrë pjesë në, procedurën e blerjes se energjisë elektrike duhet te paraqesë pranë Autoritetit Blerës, dokumentacionin e nevojshëm administrativ qe verteton aftësinë e tij ligjore si dhe atë te tregtimit te energjisë elektrike, nga institucionet kompetente te shteteve përkatëse ku janë regjistruar dhe ushtron aktivitetin apo ka seline e tij qendrore si dhe nga institucionet e shtetit shqiptar si me poshtë vijon:

a) Dokumentacionin qe vërteton regjistrimin e shoqërisë ne regjistrat përkatës tregtar gjyqësor te shtetit ne te cilin shoqëria është krijuar apo regjistruar.

b) Licencën per tregtimin e energjisë elektrike te lëshuar nga ERE për tregtaret te cilët janë krijuar apo regjistruar ne Republikën e Shqipërisë, apo shtetet përkatëse për ata Tregtare te energjisë elektrike te cilët janë krijuar apo regjistruar jashtë Republikës se Shqipërisë.

c) Dokumentacionin e lëshuar nga institucionet kompetente te shtetit jo me herët se 3 muaj nga momenti I depozitimit, te cilët vërtetojnë se:

– Tregtari apo përfaqësuesit ligjore te shoqërisë nuk janë dënuar me vendim gjykate te formës se prere për shkelje penale

– Tregtari apo përfaqësuesit ligjore te shoqërisë nuk janë dënuar me vendim gjykate te formës se prere për ceshtje qe lidhen me aktivitetin e tregtimit te energjisë elektrike;

2. Ne baze te këtyre dokumenteve, Autoriteti Blerës do te hartoje listën e shoqërive te përzgjedhura qe do te ftohen prej tij ne procedurat e blerjes se energjisë elektrike qe do te zhvillohen ne vazhdimësi. Ne momentin e përfshirjes se shoqërisë se interesuar ne listën e shoqërive te përzgjedhura, Autoriteti Blerës është i detyruar qe ti dërgoje ftese për pjesëmarrje te gjitha shoqërive te përfshira ne ketë liste. Lista botohet brenda datës 15 Dhjetor te çdo viti ne faqen e internetit te Autoritetit Blerës, si dhe ne te gjitha rastet e përditësimit.

3. Ky informacion do te kërkohet çdo vit nga te gjithë Tregtaret me te cilet Autoriteti Blerës bashkëpunon ose ka marrëdhënie kontrakture gjate viteve te fundit. Ky informacion duhet te paraqitet brenda datës 30 nëntor te çdo viti dhe do te jete i vlefshëm për vitin pasardhës.

4. Tregtaret qe shprehin per here te pare interesin e tyre per te marre pjese ne procedurat e blerjes se energjisë elektrike te zhvilluar nga Autoriteti Blerës, te cilet nuk kane depozituar dokumentacionin ligjor te kërkuar me pare do te paraqesin dokumentacionin e mësipërm pranë këtij te fundit se bashku me shprehjen e interesit. Autoriteti Blerës vendos brenda dhjete ditësh pune ne lidhje me kërkesën e paraqitur. Autoriteti Blerës do te perfshije ne Drejtoria e Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nentor 2015 listën e shoqërive te përzgjedhura te gjitha shoqëritë qe shprehin interes dhe qe paraqesin te gjitha dokumentet e kerkuara.

5. Pas përfshirjes ne listën e shoqërive qe Autoriteti Blerës i dërgon ftese per pjesëmarrje ne procedurat e blerjes, shoqëritë pjesëmarrëse paraqesin ne procedurën e blerjes vetëm formularin e ofertës me te dhënat e kërkuara.

6. Autoriteti Blerës nuk mund te refuzoje/përjashtoje shoqëritë qe kane paraqitur dokumentacionin e plote te kërkuar për te marre pjese ne procedurat e blerjes se energjisë elektrike. Cdo përjashtim nga këto procedura/mos dërgimi i ftesës për te marre pjese ne këto procedura, mund te kryhet vetëm pas miratimit nga Bordi i ERE.

Neni11 -Kriteret e vlerësimit te ofertave

Ne ftesën per blerje qe Autoriteti Bleres i drejton shoqërive te përfshira ne listën e shoqërive te përzgjedhura qe do te ftohen prej tij ne procedurat e blerjes se energjisë elektrike, përcakton kriterin kryesor te vleresimit te ofertave te kualifikuara sipas kritereve te kualifikimit te përcaktuara ne ketë rregullore, i cili ne kete rast do te jete çmimi/njesi dhe/ose çmimet/njësi me te ulëta, te cilat rezultojnë te tilla ne përfundim te procedurës se vlerësimit te ofertave. Ne rastet e procedurave me objekt blerjen e energjisë elektrike përkundrejt (me reference) ndaj nje burse energjetike, kriteri i vlerësimit do te jete koeficienti dhe/ose vlera me e favorshme, përkundrejt bursës energjetike, per Autoritetin Bleres.

Neni 12 -Komunikimi i Autoritetit Blerës me shoqëritë pjesëmarrëse ne procedurat e blerjes se energjise elektrike

I gjithë komunikimi i Autoritetit Blerës me shoqëritë pjesëmarrëse në procedurat e blerjes së energjisë do të kryhen me çdo forme të lejuar të komunikimit zyrtar të njohur dhe aprovuar nga legjislacioni në fuqi në RSH, duke përfshirë postën zyrtare, faksin, e-mailin etj”. Mënyra e komunikimit do te jete e njëjte për te gjithë.

Neni 13 – Procedura e vleresimit te ofertave

Ne baze te nevojës per blerje te energjisë elektrike te përcaktuar nga OSHEE sh.a. , Titullari i Autoritetit Blerës nxjerr Urdhrin për zhvillimin e procedurës se blerjes se energjisë elektrike. Ky urdhër përben një akt ekzekutiv te Titullarit te Autoritetit Blerës, qe përcakton te dhëna te karakterit tekniko-ekonomik te Blerjes se energjisë elektrike si dhe përcakton anëtaret e komisionit qe do te kryeje zhvillimin e procedurës se Blerjes. Komisioni është përgjegjës për zhvillimin e te gjithë procedurës se blerjes se energjisë elektrike.

Ky urdher duhet te përmbaje:

– sasine e energjisë elektrike ne MËh qe do te blihet;

– grafikun ditor te livrimit te energjise elektrike;

– siguruesin e kapaciteteve te transmetimit;

– kohezgjatjen e periudhës se livrimit te energjisë elektrike;

– daten/oren e paraqitjes se ofertave;

– kriterin e vlerësimit te ofertave;

Drejtoria e Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nëntor 2015

– piken e livrimit te energjisë elektrike;

Ne çdo rast, Titullari i Autoritetit Blerës mund te përcaktoje ne ketë urdhër edhe kërkesa dhe kushte te tjera, kërkesa dhe kushte te cilat duhet qe te jene ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, përfshire dhe pa u limituar ne Kodin Civil te Republikës se Shqipërisë. Komisioni i blerjes se energjisë elektrike nis ftesën per oferte, qe i drejtohet ne mënyre te njëkohshme e te dokumentuar me e-mail te gjithë tregtareve te energjisë elektrike te përcaktuar si me lart ne ketë rregullore. Ftesa përmban te paktën kërkesat e përcaktuara ne nenin 9 te kësaj Rregulloreje. Kjo Ftese per Ofertë publikohet ne faqen zyrtare elektronike te internetit te Autoritetit Blerës ne po te njëjtën dite qe ju drejtohet Tregtareve nga Autoriteti Blerës. Brenda afatit te përcaktuar ne ftesën per oferte, i cili ne cdo rast nuk duhet te jete me i shkurtër se 24 ore pune per blerjet me periudhe livrimi te parashikuar prej me shume se dy ditësh, 4 ore pune per blerjet me periudhe livrimi te parashikuar prej me pak se dy ditësh dhe 2 ore ne rastet e blerjes se energjisë elektrike ne kushtet e emergjencës, Komisioni i Blerjes se energjisë elektrike do te pranoje ofertat e Tregtareve pjesëmarrës qe kane paraqitur Oferte,- Hapja dhe paraqitja e ofertave do te zhvillohen vetëm ne ditët qe konsiderohen si dite pune ne Republikën e Shqipërisë, përveç ne rastet e blerjes se energjisë elektrike ne kushtet e emergjencës.

Paraqitja e ofertave per shitje te energjisë elektrike nga shoqëritë ofertuese do te behet me nje zarf te mbyllur dhe/ose me email/faks, do te dorezohet/dërgohet ne Autoritetin Blerës ne oren dhe daten e percaktuar ne ftesën per oferte. Komisioni i Blerjes se energjisë hap/printon te gjitha ofertat qe jane dorëzuar ne Autoritetin Blerës brenda afatit te përcaktuar ne ftesën për oferte, ne prani te perfaqesueve te shoqërive ofertuese, dhe lexon per cdo oferte:

– Emrin e ofertuesit;

– Kapacitetin e ofruar/periudhe (MË);

– Sasine e ofruar/periudhe (MËh);

– Cmimin/njesi/periudhe (Euro/MËh);

– Vleren totale/periudhe (Euro);

– Profilin e livrimit per te gjithe periudhen kohore;

– Piken e livrimit te energjise elektrike;

– Vlefshmërinë e ofertës;

3. Komisioni i Blerjes negocion me shoqërinë apo shoqëritë e përzgjedhura nga ky Komision pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave. Komisioni i Blerjes, në procesin me negocim do të komunikojë njëherazi brenda 24 orësh, me 5 shoqëritë që kanë paraqitur ofertat me çmimet/njësi më të ulëta apo me më shumë shoqëri deri në plotësimin e gjithë sasisë së kërkuar për blerje, duke pasur si kusht uljen e çmimit/njësi të paraqitur nga shoqëritë. Komisioni në ftesën për negocim do të përcaktojë afatin e pranimit të ofertave të negociuara i cili në cdo rast nuk do te jetë me pak se 4 ore pune nga marrja e ftesës për negocim.

4. Titullari i Autoritetit Blerës jo me vone se 24 ore pune nga marrja e raportit përmbledhës, ne rast te miratimit prej tij, shpall oferten/ofertat fituese. Komisioni i Blerjes ka pergjegjesine per ruajtjen e konfidencialitetit te te gjitha ofertave te marra nga Tregtaret pjesëmarrës ne procedure.

Drejtoria e Blerjes se Energjise OSHEE sh.a Nentor 2015

5. Brenda nje afati jo me shume se 24 ore pune, nga marrja e vendimit per shpalljen e oferte s/ofertave fituese, Autoriteti Blerës lidh kontratat përkatëse. Nëse ofertuesi fitues refuzon te lidhe kontratën per blerjen e energjisë elektrike, atëherë Autoriteti Blerës do te procedoje me negocimin për lidhjen e nje kontrate me ofertuesin e radhës, te kualifikuar. 6. I gjithe dokumentacioni shoqërues i te gjithe procedurës se Blerjes se energjisë se bashku me kontratën e lidhur midis Autoritetit Blerës dhe ofertuesit(ve) fitues, do te dokumentohet dhe ruhet sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni14 – Sqarimi dhe korrigjimi i ofertave

1. Per shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin sa me te drejte te ofertave te paraqitura nga ofertuesit, Autoriteti Blerës, kur e gjykon te arsyeshme, u kërkon ofertuesve sqarime ose informacion lidhur me to.

2. Autoriteti Blerës korrigjon ato gabime ne oferte, qe janë thjesht te një natyre aritmetike, nëse gabimi nuk ndikon drejtpërsëdrejti ne kushtet dhe kriteret thelbësore te ofertës.

Neni15- Deklarata e konfliktit te interesave

Pas pranimit te ofertave, çdo anëtar i komisionit do te nënshkruaje deklaratën, me ane te se ciles shpreh mungesën e konfliktit te interesave te tij me ofertuesit, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi. Nese nje nga anëtaret e Komisionit është ne kushtet e konfliktit te interesave me nje nga ofertuesit, atëherë Kryetari i Komisionit do t’i kërkoje Titullarit te Autoritetit Blerës zëvendësimin e tij. Deri ne emërimin e anëtarit tjetër, Komisioni nuk do te procedoje me vlerësimin e ofertave.

MONITOR

ME TE LEXUARAT