Berisha: Dekorimet nuk kanë lidhje me statusin e veteranit

Politikë

berisha-2015Ish kryeministri Sali Berisha replikon në distancë me kryeministrin Edi Rama I cili një ditë më parë nga Shkodra e fajësoi për dekorimin e persekutorit të At Zef Pllumbit dhe Sami Rrepishtit, duke e lidjur me ligjin për statusin e veteranit.

Berisha tha se Rama ishte në Shkodër i shoqëruar nga pinjollët e dy persekutorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më duhet të them se kjo nuk ka asbolutisht asnjë lidhje. Statusi i veteranit nuk ka të bëjë me asnjë emër konkret.  Ai njeh pjesëmarrjen në luftë, të gjithë atij grupi të gjerë që në fakt u fry dhe u stërfry në mënyrën më monstruoze dhe me mashtrim saqë sot ju gjeni me status veteran dhe qytetarë që kanë lindur në vitin 1948.

Ligji rikonfirmon njohjen e statusit për pjesëmarrësit në luftë, por nuk jep asnjë dekoratë, nuk njeh asnjë imunitet. Sali Berisha në të njëjtin vit bëri ligjin e dënimit të genocidit dhe krimeve të diktaturës komuniste.

Rama shkoi në Shkodër si krimineli në vendin e krimit, pasi Shkodra ka qenë një nga armiqtë kryesorë të Enver Hoxhës, bashkë me kosovarët dhe grekët. Ishte një përçartje jo e denjë për një njeri normal dhe të qytetëruar. Me një ligjëratë të gjatë më fajësoi mua. Dua të sqaroj se statusi i veteranit njeh pjesëmarrjen në luftë të një grupi të gjerë personash, por ky ligj nuk jep dekorata.

Unë kam bërë ligjin e lustracionit, me të cilin përjashtova nga të gjitha funksionet publike të gjithë ish-xhelatët e viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Nuk kam dekoruar Nexhmije Hoxhën, siç u tha dje. Kundërshtari më i egër i këtij ligji u bë Edi Rama dhe partia e tij, që e çoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, e cila ia plotësoi kërkesën Edi Ramës”, shtoi Berisha.

ME TE LEXUARAT