Berat, sekuestrohen 20 gr heroinë, arrestohen 3 shpërndarësit

Aktualitet

drogePolicia e Beratit arreston 3 shpërndarës të drogave të forta. Seksioni për Narkotikët, mbi bazën e një punë një mujore me metoda proaktive, finalizoi me sukses operacioni policor “Mysafiri” duke vënë në pranga shtetasit:

-Edmond Kajo, 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Gjergji Laçka, 29 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për “Moskallzim krimi”,

-Aleko Çela, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se “arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në automjetin tip BMË me targë AA 645 IU, iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, të cilën shtetasit e mësipërm do ta shpërndanin në Berat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT