Belind Këllici zgjidhet kryetari i ri i FRPD

Aktualitet

belind-kellici15Belind Këllici është kryetari i ri i FRPD. Në përfundim të numërimit të votave ai është shpallur fitues me një diferencë të madhe votash nga rivalët e tij.

Në garë vec Këllicit ishin edhe Oriela Nebiaj dhe Ervin Salianji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Belind Kellici fitoi me nje diference prej mese 700 votash ne rang kombetar ndersa ka pasur diference me rivalet ne votat e rretheve dhe te Tiranes.

"Do te jap angazhimin tim maksimal per te rinjte e FRPD", ka thene Kellici pas publikimit te rezultatit duke theksuar se fitoren e shesh si peregjegjesi per te punuar me te rinjte demokrate.

Salianji pranon humbjen:

Te dashur Demokrate, mbeshtetes dhe miq; gara per kryetarin e Forumit preku cakun final, por ky nuk eshte fundi, vetem fillimi. Me lejoni qe ne emrin tuaj te pershendes fituesit e kesaj gare. Te pershendes dhe te falenderoj per paanesi kryetarin e PD z. Basha. Per te gjithe ju qe me besuat duke me votuar, duke me bere fitues ne pothuajse gjysmen e konventave, duke me inkurajuar per te vazhduar me tej: FALEMNDERIT nga zemra. Mirenjohje te gjithe atyre qe ishin pjese e stafit tim dhe e bene me mua kete gare duke punuar pa u lodhur. Por, nderkohe qe mbyllem kete perballje ne radhet tona, mos harroni Luften te cilen e kemi gjithmone me kundershtaret. Me 8 Dhjetor te gjithe ne shesh per te protestuar mjerimin e vendit dhe demonstruar forcen e gjithe opozitareve! Faleminderit!

ME TE LEXUARAT