Barcelona mund sërish Realin, Messi më i miri i La Ligas

Sport

barcelonaBarcelona triumfon ndaj Realit të Madridit edhe në mbrëmjen gala të La Ligas për sezonin 2014-2015. Për herë të parë cermonia e ndarjes së cmimeve për të më të mirët e edicionit të kaluar të Primera Division u zhvillua në Barcelonë aty ku Messi me shokë mundën edhe njëherë tjetër Realin dhe Cristiano Ronaldon. Këtë herë blaugranat nuk e fituan 4-0 El Clascion por 4 me 3 sepse edhe pse Reali e mbylli sezonin në vendin e dytë organizatorët nderuan tre lojtarë të Los Blancos me nga një cmim. Më i miri i La Ligas për sezonin 2014-2015 u shpall ylli i Barcës Lionel Messi, ndërsa Claudio Bravo, Neymar dhe Luis Enrique ishte tre pjesëtarët e tjerë të katalanasve që morën cmime.

Gardiani kilian fitoi trofeun e portierit më të mirë të sezonit, Neymar u nderua me cmimin e lojtarit më të mirë amerikano-jugor ndërsa Luis Enrique i cili nuk ishte i pranishëm në këtë cermoni u shpall trajneri më i mirë. Sergio Ramos, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo ishin tre futbollistët që mbajtën lart emrin e Realit të Madridit në mbrëmjen gala të Primera Division. Kapiteni i Los Blancos fitoi trofeun e mbrojtësit më të mirë , James u shpall mesfushori më i mirë ndërsa Ronaldo që ashtu si Enrique nuk ndodhej në sallë u shpall sulmuesi më i mirë kjo për vetë faktin se portugezi falë 48 golave që realizoi sezonin e kaluar fitoi Këpucën e Artë në Spanjë por edhe në Europë.ssport

ME TE LEXUARAT