Alibeaj: Çdo i punësuar në burgje ka në krah të tij sekserin

Politikë

alibeajKreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se Edi Rama thotë se po bën shtet, dhe ka ardhur për të bërë shtet jo për të punësuar njerëzit në shtet. “Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij. Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin. Ja cfarë ndodh në drejtorinë e Burgjeve. Ky dokument konfidencial, që qëndron në tavolinën e Drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit, dhe në krah të tyre, sekserin”, u shpreh Alibeaj.

Sipas tij, në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri; në 11 raste, sekseri është fatmir Xhafaj; në 6 raste, sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito; në 5 raste, sekseri është Ditmir Bushati; në 4 raste, sekserja është Lindita Nikolla; në 6 raste, sekseri është Rakip Suli; në 4 raste, sekseri është Sadri Abazi; në 7 raste, sekserja është Vasilika Hysi; në 6 raste, sekseri është Besnik Bare; në 7 raste, sekseri është Pandeli Majko.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky pra është shteti i Edi Ramës. Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepoltike e me rekrutime me para në dorë. Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë. Padrejtësi si këto kanë nxitur revoltën e madhe popullore. Ndaj qytetarët, të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal. Me 17 dhjetor, të enjten, në dyert e parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë”, u shpreh Alibeaj.

ME TE LEXUARAT