Aksident në "Transballkaniken" e Vlorës, plagoset këmbësori 75 vjecar

Aktualitet

vloreRreth orës 10:55, në lagjen "29-Nëntori", Policia e Vlores deklaron se pranë Gjykatës së Apelit, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku një automjet ka goditur një këmbësorë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Transballkanike" ku për pasojë është dëmtuar rëndë këmbësori me iniciale: S.M., 75 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar mjetin tip "Benz" me targë: AA 863 HF dhe kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës drejtuesin e mjetit, shtetasin e quajtur Arjan Danaj, 51 vjeç, banues në lagjen "Pavarësia" Vlorë. Policia po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT