7 vjet nga nga vrasja e adoleshentit, protesta të dhunshme në Athinë

Bota

greqiKryeqyteti i Greqisë është përfshirë sërisht nga protesta të dhunshme në përvjetorin e shtatë të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos nga forcat policore. Demonstruesit të veshur me rroba të zeza hodhën bomba Molotov, gurë dhe sende të forta në drejtim të autoriteteve, të cilët nga ana tjetër u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Dhuna erdhi si përshkallëzim i një proteste paqësore që kishte nisur në rrugët e qytetit. Demonstratat në përvjetorin e vrasjes së Grigoropulos janë kthyer tashmë në një traditë, pas cdo vit mijëra qytetarë marshojnë për të kundërshtuar masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afro 6.000 forca policore u gjendën në terren ndërkohë që pati edhe mbikqyrje ajrore me helikopter.

Autoritetet bënë me dije se nuk pati të lënduar në njerëz, por protestuesit shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Në total në ambientet e policisë u shoqëruan 18 persona.

ME TE LEXUARAT