Vuçiq: Me Kosovën nuk do të ketë bisedime për UNESCO-n

Kosovë&Rajon

Aleksandar-Vucic1-652x350Në një intervistë për revistën ruse Sputnjik, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në Bruksel nuk do të ketë bisedime me Kosovën rreth UNESCO-s.

“Nuk shkojmë në Bruksel. Ne kemi ofruar që kjo të zgjidhej në Bruksel, sepse atje po flitet për çdo gjë. Pesë herë kam kërkuar nga Mogherini dhe nga përfaqësuesit e Kosovës që të flasim për UNESCO-n në Bruksel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prishtina atëherë nuk kishte dashur, sepse ishte e sigurt se do të pranohej. E tash për këtë temë nuk do të flasim në Bruksel”, ka thënë ai.

Vuçiq, në këtë intervistë ka tërhequr vërejtjen se publiku në Serbi s’e ka lexuar me vëmendje Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Koha.net. “Shumëkush, sipas gazetave, kanë menduar se ne jemi të detyruar që ta përkrahim hyrjen e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare. Kjo nuk është fare e vërtetë”.

“Kjo edhe ka qenë njëra nga arsyet pse nuk kam dashur të pranohej propozimi i parë i Marrëveshjes së Brukselit në të cilin shkruante se ne duhej ta përkrahnim hyrjen e Kosovës në OKB”, tha ai.

“Të gjithë ministrat tjerë, pos Vulinit dhe meje, kanë qenë që të pranohej kjo pikë, edhe Daçiq e të tjerë kanë qenë atëherë për. Unë kam thënë se kjo nuk vjen në konsiderim. Edhe kur erdhën presionet, unë kam thënë se Beogradi nuk do ta pranojë këtë”, ka thënë Vuçiq .

Vuçiq ka shfaqur keqardhje pse askush në Bruksel nuk është prononcuar lidhur me suspendimin e AKS-së nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pse është nënshkruar MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ndërsa ka theksuar se Beogradi mbetet i përkushtuar dialogut.

ME TE LEXUARAT