Votimi për Kosovën në UNESCO, nesër në orën 11:30

Kosovë&Rajon

kosoveDita e hënë është vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO’s këtë pikë e ka në rend dite nesër në orën 11 e 30.

UNESCO ka 195 anëtarë,për ta siguruar anëtarësimin ne këtë organizatë Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë. Serbia tashmë është duke zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës kryesisht duke përdorur argumente nga trazirat e vitit 2004 kur në ato që njihen si trazira të marsit, ishin shkatërruar një numër i kishave në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa pala kosovare po synon të bind shtetet se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe. Shtetet që kanë ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare po ashtu janë të rreshtuara ne lobimin për Kosovën.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e takimit të dhjetë plenar të Konferencës së Përgjithshme ku anëtarësimi i Kosovës është pike më vete.

ME TE LEXUARAT