Vlorë, policia sekuestron drogë në vlerën 120 mijë Euro, 3 persona në pranga

Aktualitet

polici vlorePolicia sekuestron armë zjarri, një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike "Marijuanë", arreston në flagrancë 3 persona dhe shpall në kërkim 2 të tjerë. Policia tha se jane arrestuar në flagrancë shtetasit Koçi Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund; Ermal Arapaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund dhe Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë. Nderkaq, shpallen në kërkim shtetasit A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës) dhe A.A., 40 vjeç, banues fshatin Trevllazër.

Strukturat e Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e një Operacioni në fshatin Trevllazër, si rezultat i të cilit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 128 kg e 300 gr, të llojit "Marijuanë", si dhe janë kapur në flagrancë në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim (Z.A) 3 shtetasit e mësipërm, në momentin kur po tentonin të shkëmbenin (shisnin) lëndën narkotike.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, Shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri automatikë (2- model 56 dhe 1- Sharrz ); 3 krëhëra me 6 fishekë; 1 automjet Mercedez-Benz me targë: AA542MP, në pronësi të shtetasit: Lisjan Aliraj dhe 4 aparatë celularë. Policia deklaron se nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e kësaj lënde do të kapte shumën prej 120.000 Euro-ve.

ME TE LEXUARAT