Video që zbulon prapësitë e Diego Costas ndaj Mourinhos

Sport

Diego Costa tentoi pa sukses t’ia hidhte Mourinhos fanelën e stërvitjes.

Në të vërtetë, Costa ishte lënë në stol për këtë ndeshje, përkundër faktit se shënoi golin e fitores në sfidën kundër Norwich javën e kaluar. “Speciali” vendosi të luaj me 9 fals me fantazistin Eden Hazard.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo nuk i ka pëlqyer sulmuesit i cili po shpresonte të kishte disa minuta të paktën në pjesën e dytë, por Mou vendosi të hedh në fushë dy të rinjtë, brazilianin Kenedy dhe anglezin Loftus-Cheek.

“Diego është i priviligjuari sepse ai është lojtari i fundit që është lënë në stol. I priviligjuar sepse ka qenë në formacion prej kohësh. Nuk pres që një lojtar që rri në stol të fillojë të kërcejë e këndojë, një lojtar i madh në stol nuk është i lumtur. Nëse ai dëshiron të më lëndojë mua, nuk mund ta bëjë me një fanelë”, tha Mou duke qeshur.

Edhe në mesjavë, në fitoren 0-4 në Izrael përballë Macabbit, Mourinho dhe Costa shkëmbyen disa fjalë në distancë, por pas ndeshjes, trajneri i Chelseat tha se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit i cili nuk po arrinte të lexonte ndeshjen, por deklaroi se gjithçka u mbyll me disa përqafime në dhomat e zhveshjes.

ME TE LEXUARAT