Veliaj: Sheshi Skënderbej, krejtësisht pedonal

Aktualitet

eliKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në “Ditën pa Makina” tha se vitin tjetër Sheshi Skënderbej do të jetë krejtësisht pedonal. “Një qytet demokratik duhet të ketë hapësirë për të gjithë. Jo ta përshtasim qytetin për makinat, por ta përshtasim për njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Më tej, Veliaj tha se me rastin e festës së Çlirimit, në Tiranë do të ketë rreth 40 aktivitete që do të kulmojnë me koncertin e John Neëman në mbrëmje. Të gjitha institucionet dhe lokalet do të jenë të hapura deri në mëngjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku bëri me dije së në datën 6 dhjetor do të ndezë edhe dritat zbukuruese në të gjithë qytetin, duke theksuar se për festa bashkia nuk do të shpenzojë fare, por këtë gjë do e bëjnë sponsorët, si në rastin e kopshteve dhe çerdheve. “Shpenzimet do të përballohen nga bizneset e Tiranës”, tha Veliaj. tch

ME TE LEXUARAT