Veliaj: Do rifillojmë projektin e parkimit nëntokësor me kapacitet 1000 makina

Aktualitet

veliajKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të rifillojë projektin për parkimin nëntokësor të makinave në Parkun Rinia.

Veliaj tha gjatë një deklarate pas përurimit të restaurimit të monumentit të Pavarësisë, se “ ky parkim nëntokësor me një kapacitet prej 1000 makinash do të çlirojë trafikun në qendër të kryeqytetit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se duke qenë se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor këtu në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe cështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve’, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se “parkimi nëntokësor do të jetë për rreth 1000 makinë, çka do e çlirojë në menyrë të ndjeshme bulevardin jo vetëm në ditët me shi, por edhe në ditët e tjera dhe çka do na mundësojë qe kur të kemi Ditët pa makina,  të mos ndihet fale një parkimi të madh që do të jetë në nëntokë”.

ME TE LEXUARAT